E rëndë në Meksikë, bandat i bëjnë pritë autokolonës policore, të paktën 13 policë të vdekur (Pamjet)

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Meksikë. Mediat e huaja shkruajnë se anëtarë të karteleve të bandave, kanë vrarë plot 13 policë, në një pritë që iu bë jo shumë larg kryeqytetit të vendit.

Reuters, ilustron imazhet nga skena e tmerrshme, ku shihet një makinë policie e tejmbushur me plumba dhe një kamion, ndërsa në rrugë shfaqet trupat e pajetë të policëve të shpërndarë. Mediat theksojnë se kolona e automjeteve policore u sulmuan në mes të ditës nga anëtarë të dyshuar të bandës në zonën Llano Grande.

“Ky sulm është një fyerje për shtetin meksikan. Ne do të përgjigjemi me të gjithë forcën dhe mbështetjen e ligjit”, ka thënë ministri Rodrigo Martinez-Celisnë një fjalim për mediat.

Ndërkohë bëhet e ditur se policia e Gardës Kombëtare dhe forcat e armatosura po kërkojnë autorët nga toka dhe ajri.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *