E rëndë në Nigeri, kaplohet nga flakët shkolla, të paktën 20 fëmijë të vdekur

Një tragjedi është shënuar në Nigeri. Të paktën 20 fëmijë kanë humbur jetën pasi shkolla e tyre u kaplua nga flakët.

Tragjedi ka ndodhur sot në qytetin Maradi. Në fotografitë e publikuara nga vendi i ngjarjes, shihen sesi të rriturit dhe fëmijët mblidhen afër vendit ku ka ndodhur zjarri.

Deri më tani nuk dihet çfarë e kishte shkaktuar zjarrin. Tragjedia ndodhi vetëm disa muaj pasi që një zjarr tjetër shpërtheu në një shkollë në periferi të kryeqytetit nigerian, ku gjithashtu humbën jetën 20 fëmijë.

Në momentet kur objekti ishte përfshirë nga zjarri, nxënësit ishin brenda klasave duke vijuar mësimin, e drejtori i shkollës e kishte përshkruar si “katastrofë”.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com