E rëndë në një kopsht zoologjik në Afrikën e Jugut, tigri sulmon për vdekje kujdestarin

Një kujdestar kafshësh është copëtuar për vdekje nga një tigër në një park të kafshëve predatore në Afrikën e Jugut, kur gardhi elektrik që e rrethonte u fik për arsye mirëmbajtjeje.

Jasper, një tigër agresiv siberian, kaloi gardhin 4 metra të lartë kur energjia ishte fikur, dhe sulmoi 52-vjeçarin David Solomon, në anën tjetër të tij.

Kur David pa i tmerruar kafshën 300 kilogramëshe që vraponte drejt tij, dëshpërimisht u përpoq të ngjitej në një tjetër gardh, por kafsha e tërhoqi poshtë.
Jasper vrau David me disa kafshime, teksa ekzaminimet tregonin se kishte thyer qafën e kujdestarit kur e tërhoqi poshtë gardhit.

Ngjarja ndodhi në parkun Seavieë Predator pranë qytetit Port Elizabeth të mërkurën.

Një tjetër zëdhënës i parkut tha se gardhet elektrike që ndanin rrethimet ku jetonin tigrat siberianë Jasper e Jade ishin duke u riparuar kur Jasper kërceu
jashtë.

David kishte shenja kafshimesh por Jasper i kishte thyer qafën atij kur e tërhoqi poshtë gardhit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *