E rëndë në SHBA, burri vret gruan dhe vajzën 1-vjeçare, më pas vetëvritet

Një ngjarje e rëndë është shënuar në SHBA. Mediat e huaja shkruajnë se gruaja e quajtur Tiffany Hill dhe vajza e saj 1-vjeçe janë vrarë nga bashkëshorti, i cili në fund kreu vetëvrasje. Kjo ndodhi, pasi nëntë muaj më parë, gruaja kishte fituar një lotari me vlerë 2 milionë dollarë.

Çifti dhe vajza e tyre Leana, janë gjetur të vdekur në apartamentin e tyre në Kalery të Oklahomas. Policia amerikane, ka thënë se John Donato, ka vrarë gruan e vajzën, e më pas është vetëvrarë.

Hill dhe Donato mbetën të vdekur në vendin e ngjarjes, derisa vajza e vogël është dërguar me urgjencë në spitalin e Dallasit, shkruajnë mediat.
Hill kishte fituar dy milionë dollarë në lotarinë e Kalifornisë në nëntor të vitit të kaluar, pasi bleu një tiketë gërvishtëse që i solli fat. E pas kësaj u shkurorëzua nga Donato me të cilin kishte edhe tre fëmijë tjerë.

Në momentet tragjike në shtëpi kishin qenë edhe tre fëmijët e tjerë, por se ata nuk janë lënduar. Në anën tjetër, avokati i familjes Theresa McKigh ka thënë për KXII se paratë e fituara në lotari kishin qenë shkak t’i një grindje të çiftit.
Anëtarët e familjes Hill, kanë thënë se 31-vjeçarja kishte dashur të ik nga Donato i cili e keqtrajtonte. Madje ajo planifikonte të “arratiset” nga martesa që i kishte ardhur në maje të hundës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *