
Një ngjarje e rëndë është shënuar në SHBA. Një fëmijë 15 muajsh është gjetur i vdekur brenda makinës së nënës së tij, pasi e ëma, kishte ndërruar jetë më herët nga mbidoza.
Tiffany Sperars, 32 vjeçe dhe djali i saj, Nicholas Croëder, u gjetën të dy të vdekur në banesën e tyre në Protland.
Nga ekspertiza u zbulua se shkaku i vdekjes së Spears ishte ‘toksiciteti akut i kombinuar i ilaçeve nga metamfetamina dhe fentanili’.
Tim Bailey, nga Zyra lokale e Sherifit tha se vajza tre-vjeçare e Spears mbijetoi pasi u gjet brenda shtëpisë dhe u mjekua në një spital lokal.
Një oficer vizitoi shtëpinë dhe konstatoi që dera ishte e mbyllur. Kur pa në dritare vuri re vajzën 3 vjeçe dhe Spears në tokë pa lëvizur.
Pasi policia arriti në vendin e ngjarjes pa që Spears të ishte shtrirë në dyshemenë e banjës dhe nuk kishte asnjë shenjë të dukshme traume, ndërsa djali i pajetë u gjet në sedijen e makinës të parkuar para shtëpisë.
(BalkanWeb)
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al