E rëndë në SHBA, nëna mbyll 3-vjeçaren në makinë dhe shkon të kultivojë kanabis, vogëlushja ndërron jetë nga temperatura e lartë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në SHBA.

Mediat e huaja shkruajnë se një 3-vjeçare, ka vdekur pasi e ëma e ka lënë për më shumë se tri orë të mbyllur në makinë, për t’u kujdesur për kanabisin që e kishte fshehur në një godinë.

Policia thotë se e ka gjetur të asfiksuar vogëlushen e quajtur Jessica Campos, pasi temperature brenda në makinë, ishte rreth 37 gradë. Nëna e vajzës, e identifikuar si Eustajia Mojica Dominguez, 28 vjeçe, është arrestuar nga policia, e po akuzohet për neglizhencën e treguar ndaj të bijës.

Gjatë kontrollit në godinën që shpesh frekuentonte 28-vjeçarja, policia ka gjetur 80 fidanë me bimë kanabis, si dhe rreth 215 kilogramë kanabis të përpunuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *