E rëndë në SHBA, policia i afrohet për ta arrestuar, i pastrehu reagon ashpër. Nis ta godasë me grushte (VIDEO)

Në media sociale është duke qarkulluar një video ku shihet se si një i pastrehë, sulmon policen amerikane.

Ngjarja ka ndodhur në një lagje të Los Angelesit. Sipas raportimeve policia kishte marrë një telefonatë në lidhje me të pastrehun, që përshkruhej si një person tejet problematik.

Por në momentin që ajo iu afrua për ta arrestuar, i pastrehu, reagoi brutalisht, duke e goditur atë fuqimisht me grushte. Fatmirësisht, kolegë të tjerë i kanë ardhur me shpejtësi me ndihmë polices, duke bërë të mundur dhe arrestimin e të pastrehut.

Identiteti i tij ende nuk dihet, ndërsa thuhet se burri në fjalë ishte kthyer në shqetësim për banorët, pasi shpesh shfaqte sjellje agresive.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *