E rëndë në Tiranë, e moshuara bie nga kati i 7 i pallatit, humb jetën në vend

Një e moshuar ka humbur jetën sot në kryeqytet pasi ka rënë nga kati i shtatë i pallatit.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, ku dyshohet se ka rënë nga kati i 7-të i pallatit ku banonte shtetasja N. B., 87 vjeçe, dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts