E rëndë në Turqi/ Autobusi humb kontrollin dhe del nga rruga, 15 të vdekur dhe 17 të plagosur

Një aksident i rëndë automobilistik  ka ndodhur në Turqinë perëndimore duke u marrë jetën 15 pasagjerëve këtë të diel, ndërsa 17 të tjerë mbetën të plagosur.

Sipas mediave të huaja, një autobus i ardhur nga provinca e Detit të Zi, Zonguldak, humbi kontrollin dhe u përmbys në autostradën Balikesir gjatë rrugës për në Edremit në provincën perëndimore Balikesir.

Ekipet e shpëtimit dhe të urgjencës u dërguan menjëherë, por 11 persona vdiqën në vendngjarje, dhe katër të tjerë pasi u transportuan në spital dhe iu nënshtruan mjekimit. Por pavarësisht përpjekjeve nuk arritën dot t’i mbijetonin plagëve.

Guvernatori i Balikesir, Hasan Sildak teksa vizitoi të plagosurit tha se 3 nga 17 personat e plagosur në aksident u liruan nga spitali pas trajtimit.

Ndërkohë që forcat e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po hetojnë shkaqet e aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *