E rëndë në Ukrainë/ Gërmimet për ndërtimin e aeroportit zbulojnë varrin masiv të periudhës së Stalinit, dyshohet për mijëra trupa

Një varr masiv është zbuluar në Odessa, një qytet në jug të Ukrainës i cili daton nga periudha e regjimit të Jozef Stalinit.

Historianët pohojnë se disa qindra mijëra njerëz u vranë në Ukrainë gjatë atij regjimi, raporton bbc.

Midis pesë dhe tetë mijë mbetje të trupave njerëzorë u gjetën me objekte të ndryshme, dhe historianët besojnë se viktimat u ekzekutuan nga policia sovjetike në fund të viteve 1930.

Trupat u shpërndanë në një total prej 29 varresh dhe u zbuluan gjatë një ekzaminimi të tokës para zgjerimit të territorit të aeroportit.

Drejtori i degës rajonale të Institutit Memorial të Ukrainës, Sergiy Gutsalyuk, tha se identifikimi i viktimave aktualisht nuk është i mundur, sepse të gjitha dokumentet dhe të dhënat zyrtare të mundshme janë në Rusi.

Agjencia kombëtare ukrainase e lajmeve Ukrinform shkruan se në Odessa midis viteve 1938 dhe 1941, policia sekrete sovjetike dënoi me vdekje rreth 8.600 njerëz.

Edhe pse i madh, ky varr masiv nuk mund të krahasohet me varrin më të madh të gjetur ndonjëherë në fshatin e pyllëzuar të Bikivnia, pranë kryeqytetit Kiev. Gjatë sundimit të Stalinit, rreth 200 mijë njerëz u ekzekutuan atje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *