E rëndë/ Nuk i shërbeu në kohë pjatën e sallatës, burri vret brutalisht gruan në Indi, plagos rëndë të birin

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Indi. Mediat e huaja shkruajnë se një burrë, ka vrarë gruan e tij si dhe ka plagosur të birin.

Konflikti nisi për një arsye fare banale, për shkak të një pjate me sallatë. Sipas raportimeve, burri ishte ankuar sepse pjata e sallatës i arriti me vonesë në tavolinë, e për këtë arsye, Murli Singh, 45 vjeç, ka vrarë gruan.

Mësohet se Singh e ka vrarë gruan me një vegël pune, ndërsa i plagosur ka mbetur djali i tyre 20 vjeç, i cili hyri për të ndarë grindjen.

I riu ndodhet në spital në gjendje të rënduar shëndetësore, ndërsa Singh është arrestuar nga policia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *