E rëndë/ Po ngiste makinën, ndërron jetë në moshën 87-vjeçare nëna e legjendës së Milanit








Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku nëna e ish-futbollistit të Milanit, Billi Kostakurta, ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti me makinë.

kostakurta

Margerita Bekegato u përplas me një shtyllë mëngjesin e sotëm, përplasje e cila ka rezultuar fatale për 87-vjeçare. Policia italiane dyshon se shkak është bërë një debulesë në timon e nënës së Kostakurtës për shkak dhe të moshës së madhe, e cila po e ngiste vetë makinën. Aksidenti ndodhi në Lombardi, aty ky familja e Billit ka jetuar gjithmonë.

alesandro kostakurta

Sipas mediave italiane, në vendngjarje mbërritën të gjithë familjarët e të moshuarës, por ishte shumë vonë. Një lajmi i trishtë ky për Kostakurtën i cili kaloi 21 vite të karrierës së tij me fanellën e Milanit, për tu tërhequr nga futbolli përfundimisht në vitin 2007.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *