E rëndë/ Punonjësja e kujdesit filmohet duke tërhequr zvarrë dhe gjuajtur pacientin me Sindromën Down

Një punonjës i kujdesit është burgosur për abuzim me një pacient me Sindromën Down, pasi u filmua nga një fqinj duke e dhunuar atë në kopshtin e shtëpisë.

Sona Mertova u kap në kamera duke e tërhequr zvarrë pacientin në kopsht para se t’i bërtiste, në shtëpinë e kujdesit në West Sussex në Qershor të këtij viti.

Një fqinj i shqetësuar kishte filmuar incidentin pasi kishte dëgjuar një zhurmë. Videoja i është dorëzuar policisë dhe oficerët e Njësisë së Hetimeve Mbrojtëse e kanë arrestuar më pas Mertovën.

Ajo e pranoi keqtrajtimin e pacientit në Gjykatën e Kurorës Lewes, e cili e dërgoi menjëherë në burg.

Gjykatësi Mark Van Der Zëart tha se sjellja e saj nuk ishte një humbje momentale e kontrollit dhe shtoi se ajo kishte shkelur besimin e familjes së viktimës. Gjykatësi vendosi një dënim me gjashtë muaj burg për Mertova, nga Western Place, Heene, Worthing.

Detektivi i policisë Yvonne Daddow, nga Njësia e Hetimeve Mbrojtëse, tha se incidenti i ka shkaktuar viktimës dhe familjes së tij shqetësime të konsiderueshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *