E rëndë/ Serbi fsheh trupin e pajetë të nënës për 7 vite që të përfitonte pensionin e saj

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Paris të Francës.

Mediat e huaja bëjnë me dije, se një 47-vjeçar me origjinë serbe, ka mbajtur të fshehur kufomën e nënës së tij, në një apartament për plot shtatë vite, me qëllimin që të përfitonte pensionin e saj.

47-vjeçari, i identifikuar vetëm si Sasa, u dorëzua në polici disa ditë më parë. Ai i ka rrëfyer para hetuesve të gjithë ngjarjen.

Sipas burrit, nëna e tij, Zlaka, kishte ndërruar jetë nga kanceri në vitin 2014, në moshën 75-vjeçare. Pas kësaj dëshmie, burri, së bashku me një patrullë policie është drejtuar te apartamenti.

Trupi i pajetë i gruas ishte fshehur në banjë, ndërsa djali i saj, ka treguar se trupin shpesh e lyente ma aroma të këndshme, për të shmangur aromat e rënda.

Sipas mediave të huaja, Sasa është arrestuar nga policia, ndërsa pritet që gjykata të marrë një vendim përfundimtar për të.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *