E rëndë/ Torturonin të moshuarit me aftësi të kufizuara në azil, arrestohen 17 persona në Palermo (Pamjet)

Një ngjarje e rëndë është zbuluar në shtëpinë e të moshuarish “Suor Rosina La Grua” në Castelbuono”, në zonën e Palermos, organizatë kjo jofitimprurëse.

Mediat italiane shkruajnë se nga hetimet e policisë ekonomike-financiare të Palermos u zbulua se të moshuarit në këtë institucion privat dhunoheshin në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa bëhet me dije se të moshuarish kishin edhe probleme të shëndetit mendor ,kishte edhe nga ata të cilët ishin në pamundësi për të lëvizur.

Ndërkohë Prokuroria e Palermos ka lëshuar 17 urdhër arreste, pas zbulimit të ushtrimi të rënda të dhunës ndaj të moshuarve.

Dhjetë prej personave të dyshuar janë dërguar në burg, shtatë janë lënë në masën e sigurisë arrest shtëpie, pesë janë detyruar të qëndrojnë në komunën e vendbanimit dhe trembëdhjetë të tjerë e kanë të ndaluar që të ushtrojnë detyrën për një vit.

Këta persona akuzohen për disa vepra penale, që kanë të bëjnë me torturën, keqtrajtimin, korrupsionin, mashtrim të rëndë për përfituar fondet publike.

Ndërkohë bëhet me dije se në këtë organizatë duhej rehabilitoheshin 23 pacientë me aftësi të kufizuara.

Nga pamjet e publikuara, shihen momente të rënda , ku pacientët keqtrajtohen.

Të moshuarit mbylleshin brenda në dhomë dhe goditeshin me shkelma e grushte. Gjithashtu dëgjoheshin edhe thirrje si “Doktor, më lër të dal”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *