E rëndë/ Vriten tri punonjëse shëndetësore në Afganistan gjatë fushatës së vaksinimit

Zyrtarët afganë thanë se persona të armatosur vranë tri punëtore shëndetësore, të angazhuara në fushatën e vaksinimit kundër poliomielitit, në qytetin lindor të Xhalalabadit.

Ghulam Dastagir Nazari, shef i programit të imunizimit në Ministrinë e Shëndetësisë, tha se tri gratë vdiqën në dy sulme të ndara në kryeqytetin e provincës Nangarhar.

Treshja përfshiu dy vullnetare dhe një mbikëqyrëse të programit të imunizimit ndaj poliomielitit, tha Nazari.

Përgjegjësinë për sulmet nuk e mori ende asnjë grup.

Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, tha se grupi i tij nuk ka asnjë rol në sulme.

Ato ndodhën një ditë pasi Afganistani filloi një fushatë të re për vaksinimin e miliona fëmijëve kundër poliomielitit – një patogjeni shumë infektiv, që bartet nga uji.

Afganistani dhe Pakistani fqinj janë të vetmet vende në botë ku poliomieliti është ende i përhapur.

Pasiguria dhe sulmet e militantëve ndaj punëtorëve shëndetësorë i kanë ngadalësuar përpjekjet për vaksinim.

Militantët besojnë se vaksinimi ka për qëllim t’i bëjë fëmijët myslimanë sterilë./rel

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *