E rikonstruktuar me fondet amerikane, inaugurohet shkolla në Vlorë. Dritan leli: Qindra fëmijë do të mësojnë në kushte nga më të mirat falë përkushtimit të ambasadores









Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli, i shoqëruar nga ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri kim, morën pjesë këtë të hënë në inaugurimin e shkollës Selam Musai në Babicëusai, një investim me fondet e qeverisë amerikane.

yuri kim dritan leli

Përmes një postimi në facebook, kryebashkiaku i Vlorës ka shpërndarë pamje nga ceremonia, ku thekson se fal ndihmës së qeverisë amerikane qindra fëmijë tashmë do të mësojnë në një shkollë me kushtet nga më të mirat në vend.

“Kënaqësia e pritjes së Ambasadores së Shteteve të Bashkuara sot në Vlorë, Yuri Kim, shkonte bashkë me atë të fëmijëve sepse arsyeja e vizitës i kushtohej posaçërisht të ardhmes së tyre.

Falë investimit të shtetit amerikan, nga sot, qindra fëmijë të shkollës ‘Selam Musai’ në Babicë, do të mësojnë në një shkollë me kushte nga më të mirat në vend.

Bashkëpunimet dhe vëmendja e tyre e vazhdueshme, janë siguria e shpresës së këtyre fëmijëve të mrekullueshëm që janë rritur me ëndrrën amerikane.

Përkushtimi i ambasadores, për të parë në sy dritën e çdo fëmije drejt së ardhmes, ishte kurorëzimi i kësaj ceremonie që gëzoi të gjithë komunitetin”, shkruan leli në facebook.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.