
13:58 02/03/2022
3-vjeçarja, Polina Dudko po i kalon ditët duke luajtur dhe duke fjetur në banjë sepse mamaja e saj beson se është vendi më i sigurt në banesën e tyre. Kseniya nuk ka jetuar kurrë një luftë, ajo nuk di si ta mbrojë vajzën e saj dhe është shumë e frikësuar. Familja është bllokuar në Kharkiv, i cili është nën sulmet e fuqishme ruse.
Polina e vogël është e sëmurë me kancer – neuroblastoma me rrezik të lartë. Ajo u trajtua në Izrael dhe para se Vladimir Putin t’i shpallte këtë luftë Ukrainës, mjeku i saj dha lajmin e mirë se ishte drejt shërimit. Por në Kharkiç, ilaçet e saj po mbarojnë dhe nëna e saj nuk ka ku t’i marrë.
Ata duan të largohen, por kanë frikë të kalojnë nëpër qytetin që është nën sulmet ruse për të arritur në stacionin e trenit./tvklan.al