E sheh gruan brenda në makinë me një person tjetër, burri kinez nuk përmbahet, shihni reagimin e tij të dhunshëm (VIDEO)

Një burrë kinez, ka parë gruan e tij në një makinë me një person tjetër. Reagimi i tij ka qenë tepër i rëndë.

Në videon e siguruar nga mediat, burri, shihet duke goditur me shkop metalik makinën ku ndodhej e shoqa. Ky episod është regjistruar në provincën Jilin.

Burri, mbiemri i të cilit është Li, përfundoi mbi automjet për plotë 2.4 milje pasi shoferi i mjetit tjetër, me mbiemrin, Zhang nuk pranoi të ndalej. Makina ka mundur të ndalet kur u përplas me një makinë tjetër.

Pas kësaj, të dy burrat nisën të përlesheshin fizikisht, derisa në vend mbërriti policia. Për këtë veprim ata janë arrestuar dhe pritet të përballen me drejtësinë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.