“E shoh si motër ose nënë”- Zbulohen mesazhet tradhtisë së Mauro Icardi dhe aktores: Dua të ndahem nga Wanda Nara, se dua më! Ti je gruaja ëndrrave të mia








Historia e dashurisë së Mauro Icardi dhe Wanda Nara mbetet në kryetitujt e lajmeve rozë.

Disa ditë pas bërjes publike të lajmit se çifti po shkonin drejt divorcit për shkak të tradhtisë, kanë dalë në dritë mesazhet e shkëmbyera mes China Suarez dhe sulmuesit të PSG.

wanda nara mauro icardi china suarez

Futbollisti i shkruan aktores argjentinase se nuk është më i dashuruar me bashkëshorten e tij dhe se dëshironte të ndahej.

china suarez (2)

“Kur ata nisën të flasin, gjëja e parë që Mauro Icardi i tha ishte: ‘Ti je gruaja e ëndrrave të mia, idhulli im, të kam parë në këtë mënyrë që kur kam qenë i vogël”, tregoi gazetari Angel de Brito për trekëndëshin e dashurisë, raporton Marca.

wanda nara (3)

Gazetari më pas zbuloi: “Ai i tha China Suarez se kishte konflikte me Wanda Narën dhe i shkroi: ‘Dua të ndahem nga ajo, s’dua të jem më me të’. Kam ndaluar së dashuruari Wandën, e shoh atë si motër ose si nënë.”

china suarez 3

Ndërkohë, modelja ka konfirmuar se i ka dhënë edhe një shans martesës me futbollistin.

Në një postim në Instagram, agjentja e sulmuesit tha se u lëndua shumë nga veprimet e bashkëshortit të saj dhe i kërkoi ‘çdo ditë’ divorcing Mauro Icardit.

wanda nara (2)

Ata nënshkruan edhe një marrëveshje për t’i dhënë fund martesës së tyre, por në momentin e fundit futbollisti i shkroi një letër që rifitoi besimin e saj.

“Një ditë pasi ne nënshkruam marrëveshjen, ai më shkroi një letër që askush nuk më kishte shkruar më parë”, shpjegoi ajo në postimin e saj në Instagram. “Në letër shkruhej: “Të dhashë gjithçka dhe ti i ke të gjitha. Uroj që të jesh e lumtur sepse kjo do të më bënte të lumtur edhe mua.”

MAURO ICARDI WANDA NARA (5)

Pasi lexoi letrën, Wanda Nara tha se “kuptoi se edhe nëse do kishte gjithçka, s’do kishte asgjë nëse Mauro Icardi nuk do ishte krah saj”.

MAURO ICARDI WANDA NARA (4)

“Pas gjithë asaj që ndodhi, jam e sigurt që do na bëjë më të fortë si çift dhe si familje. E rëndësishme është se ne të dy patëm lirinë t’i jepnim fund historisë sonë tetëvjeçare, por, me shpirtin e lodhur nga të qarat, vendosëm lirisht të zgjedhim njëri-tjetrin sërish”, përfundoi modelja seksi.

MAURO ICARDI WANDA NARA (1)

Pajtimi vjen pas ditëve të përfolura për divorcin dhe ndarjen e mundshme të çiftit. Wanda Nara është gjithashtu agjente e Icardit, përveçse një influencuese në mediat sociale, modele dhe biznesmene. Ata kanë dy fëmijë së bashku.

MAURO ICARDI WANDA NARA (6) MAURO ICARDI WANDA NARA (5) wanda nara (12) wanda nara (1) wanda nara (7) wanda nara (6) wanda nara (5) wanda nara (8) wanda nara (9) wanda nara (11) wanda nara4 wanda-2 wanda-nara

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *