E tradhëtoi ish-bashkëshorten e tij me një vajzë të re, pas divorcit Bill Gates pendohet: Të mësojmë nga ato çfarë na ndodhin

e tradhetoi ish bashkeshorten e tij me nje vajze te re pas divorcit bill gates pendohet te mesojme nga ato cfare na ndodhin

Bill Gates ka shfaqur pendesë për tradhëtinë ndaj ish-gruas së  tij me një kolege nga Microsoft. Ai e bëri këtë deklaratë vetëm disa ditë pasi zyrtarisht përfundoi divorci i tyre.

Themeluesi i Microsoft konfirmoi se ai tradhtoi ish-gruan e tij Melinda Gates disa ditë pasi ish-çifti përfundoi padinë e tyre për divorc.

Bill, i cili ishte një bashkëthemelues i Microsoft në 1975, u pyet për këtë çështje në një intervistë për CNN, ku ai zbuloi se i vjen keq që ishte tradhtar në të kaluarën, por se ai është gati të shkojë “më tej” “sesa ndodhi në martesën e tij.

Bill Melinda Gates

“Sigurisht, mendoj se të gjithë pendohen, por është koha për të menduar dhe në këtë pikë më duhet të ec përpara. Puna ime është shumë e rëndësishme për mua. Brenda familjes, ne do të shërohemi sa më mirë që mundemi dhe do të mësojmë nga ajo që ndodhi,” tha ai.

Gjykatësi i dha fund divorcit të Bill dhe Melinda të martën, më 2 gusht. Në marrëveshjen, e cila iu dorëzua Gjykatës së Lartë në Uashington, gjykata vuri në dukje se asnjë “vendim parash” nuk u shqiptua dhe se as Bill dhe Melinda nuk kërkuan të ndryshonin mbiemrat e tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts