E trishtë! Një prej viktimave në aeroportin e Kabulit ishte futbollist i Afganistanit, kërkonte të largohej, por ra nga rrotat e avionit

AFGANISTAN

Zaki Anwar është një prej viktimave të ditëve të mëparshme tek aeroporti i Kabulit, 19-vjeçari ishte futbollist i të rinjve të Afganistanit dhe po tentonte ti ikte luftës dhe regjimit të talebanëve.

Në fakt ai ia doli, por i vdekur. Ëndrra e tij ishte shumë afër teksa varej në rrotat e avionit amerikan, derisa pas pak sekondash fluturoi në ajër për t’u përplasur tragjikisht në tokë.

Talebanët nuk lejojnë të luhet futboll, por Anwar po kërkonte të ikte nga vendi i tij i cili pasi po i shkatërronte të ardhmen i mori në fund dhe jetën.

Me Anwar vdiqën dhe të tjerë në tentativë ekstreme për t’u larguar teksa mijëra të tjerë e kanë lënë tashmë Afganistanin nën sundimin e talebanëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *