E vetmja e mbrojtur me “fanatizëm” nga ushtarët ukrainas, rusët nisin sulmet në fabrikën e çelikut në Mariupol

Ushtarët rusë kanë filluar të sulmojnë fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol.

Kjo është bërë e ditur nga Eduard Basurin, përfaqësues i ashtuquajturës “Ministria e Brendshme e Republikës Popullore e Donetskut”. Vlen të theksohet se fabrika e çelikut është e vetmja që po mbahet nga ushtarët ukrainas.

Ata janë të rrethuar prej javësh nga rusët dhe e vetmja pjesë e qytetit pa u prekur ishte pikërisht fabrika. Kryeministri i Ukrainës, ka thënë se nuk do të dorëzohen, pavarësisht kërcënimeve dhe ultimatumeve ruse.

Fabrika, është e një rëndësie të veçantë për prodhimin e çelikut në Evropë dhe deti që lag qytetin, Azov, përmban një nga portet më të mëdhaja dhe mund të thotë shumë për ecurinë e luftës, shkruajnë mediat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.