E vranë me 16 plumba, ekzekutohet bosi i mafias në Turqi, autorët anëtarë të bandës rivale

Të paktën tre persona janë arrestuar në Stamboll, që dyshohen se kanë lidhje me vrasjen e bosit të mafies turke, Halil Falyali.

Mësohet se mes të arrestuarve ishte dhe kreu i organizatës kriminale “Vëllezërit Soylemez”, Mustafa Söylemez, kreu i organizatës kriminale të njohur si “Vëllezërit Soylemez” dhe dy të tjerë, bashkëpunëtorë të tij.

Pas vrasjes, të tre ata u larguan me një skaf të shpejt nga Qiproja e Veriut për në Turqi, ku në një moment gjatë rrugës në në bregdet janë fiksuar edhe nga kamerat e sigurisë.
Të tre ata janë duke u marrë në pyetje në Drejtorinë e Policisë së Stambollit.

Detaje tronditëse nga vrasja

Mediat turke kanë publikuar detaje tronditëse nga vrasja e tij. Vrasja e organizuar ndodhi në lagjen Çatalköy të Kyrenias dy netë më parë. Halil Falyalı, i cili kishte hotele, kazino dhe biznese bastesh virtuale jashtë Qipros, kishte shtuar numrin e rojeve së fundmi dhe po udhëtonte me një automjet të blinduar.

Ai u nis nga hoteli Les Ambassadeurs në Kyrenia për në shtëpinë e tij me gruan e tij Özge Falyalı dhe tre fëmijët e tyre të vegjël. Pasi futi familjen e tij në automjetin e blinduar, udhëtoi me një automjet tjetër për herë të parë pas shumë kohësh.
Teksa autokolona me tre automjete, njëra prej të cilave i përkiste truprojave të tij, po i afrohej vilës në Çatalköy, në rrugën e ngushtë dhe të errët ka ulur shpejtësinë për shkak të një automjeti që kishtë bllokuar rrugën.

Të parin vranë shoferin

Sulmuesi i parë, i cili doli nga mjeti që bllokoi rrugën, fillimisht hapi zjarr ndaj shoferit Murat Demirtaş dhe më pas ndaj Halil Falyalı, i cili ishte ulur në sediljen e përparme të mjetit. Ai u qëllua me brëshëri kallashnikovi. Mjeti i blinduar që ndodhej pas familjes së tij dhe mjeti i tretë me truprojat e tij nuk u qëlluan. Sulmuesit u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me dy automjete, njëra prej të cilave ishte marrë me qira, ndërsa rojet u përpoqën të siguronin familjen.

16 plumba

Ndërsa shoferi Murat Demirtaş humbi jetën gjatë sulmit, Halil Falyalı, i mbuluar me gjak, u dërgua me ambulancë në spitalin Nikosias. Atij iu bë masazh i vazhdueshëm dhe frymëmarrje artificiale. Pavarësisht të gjitha ndërhyrjeve, Falyalı vdiq në spital. Kryemjeku i spitalit Prof. Dr. Müfit Yenen shpjegoi se Falyalı, i cili pësoi plagë të shumta me armë zjarri nga koka në këmbë, nuk mundi të shpëtohej. Në autopsinë e kryer dje në spital, nga trupi i Falyalı janë nxjerrë 16 plumba.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.