“E vranë për 50 mijë lekë?”/ 49-vjeçari i zhdukur prej 3 muajsh, motra: Shoqërohej nga dy persona. Herën e fundit u zumë për…

e vrane per 50 mije leke 49 vjecari i zhdukur prej 3 muajsh motra shoqerohej nga dy persona heren e fundit u zume per
e vrane per 50 mije leke 49 vjecari i zhdukur prej 3 muajsh motra shoqerohej nga dy persona heren e fundit u zume per

Që prej datës 18 nëntor të vitit të kaluar, Flori Muka rezulton i zhdukur. Familjarët e tij kanë ngritur shqetësimin, ndërsa apelojnë për ndihmë. Nëna e 49-vjeçarit, Dalëndyshe Muço në një rrëfim për gazetaren Lodra Kodra raportoi se vëllai i saj shoqërohej me dy persona që nuk i njihnin, kur ai u kthye nga Greqia.

“Kemi 3 muaj që nuk kemi asnjë kontakt me të. Ai kur kthehej në Greqi këtu te unë vinte gjithmonë se shtëpia e babait është djegur plotësisht herën e fundit ka qenë këtu te unë ka qëndruar pak se patëm një debat.
Me motrën tjetër që ka folur i ka thënë do shkoj të punoj në mandarinat në Sarandë. Unë dyshoj se mos ka krijuar lidhje me ndonjë atje (femër) dhe nuk do të flasë me ne ose dyshimi tjetër joni është se kur kishte tërhequr lekët kishte qenë i shoqëruar me 2 persona. Pronari kishte thënë që me ata persona që ishte shoqëruar nuk ishin të mirë, ndoshta i ka gjetur rrugës kur ka kaluar kufirin.

[embedded content]

Unë them për këta të dy, kam dyshime po edhe për 50 mijë që ka tërhequr ai, ta vrasin? Nuk e di. Ne këtu dyshojmë telefoni përse nuk gjendet? Ne e kemi bërë denoncimin 3 muaj me vonesë se vëllai është larguar edhe njëherë nga banesa dhe thamë hë se do vijë por tani jemi në merak. Ne kemi bërë dy denoncime edhe djali i motrës edhe unë. U stepëm se patëm një debat me vëllain dhe tha; nuk dua të flas me njeri, do ju bëj block të gjithëve. Ai vinte qëndronte këtu te unë me javë, por kishte dhe qejf pijen për këtë u zumë.”, tha e motra.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts