E zbulon Britania: Forcat ruse nuk ishin përgatitur për luftë në Ukrainë, Putin mendonte se kishte ushtrinë…

Burime britanike të mbrojtjes i kanë thënë këtë të diel “BBC” se trupat ruse nuk ishin të përgatitur mirë për luftën në Ukrainë. “Ata me të vërtetë menduan se po kryenin stërvitje ushtarake, jo duke u përgatitur për një pushtim”, ka thënë një burim.

Gjithashtu, një burim i ka thënë Britanisë së Madhe se Presidentin Putin mendonte se kishte ushtrinë që kishte parë në Paradën vjetore të Ditës së Fitores në Moskë, por “ushtria në terren e paradës nuk doli të ishte një ushtri e krijuar për betejë”.

Në fillim të kësaj jave, Sekretari i Mbrojtjes i Britanisë së Madhe, Ben Wallace, akuzoi Presidentin Putin për tradhtinë e trupave të tij “duke i ngjitur ato nëpër rrugë për t’u vrarë e braktisur në të ftohtë”. Trupat ruse, tha ai, ishin lënë në një vend, ku “potencialisht mijëra vetë mund të vriteshin”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *