E zë poshtë cisterna me ujë e kamionit, vdes aksidentalisht teksa punonte shtetasi turk

e ze poshte cisterna me uje e kamionit vdes aksidentalisht teksa punonte shtetasi turk

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Qafën e Dëvrisë, disa kilometra larg fshatit Gjerbës në Skrapar. Një shtetas turk ka gjetur vdekjen aksidentalisht në një kantier ku nxirren pllaka mermeri.

60-vjeçari Osman Akçay, ishte duke punuar kur cisterna me ujë e njërit prej kamionëve të firmës është shkëputur gjatë ngjitjes së mjetit në zonë malore dhe e ka zënë poshtë.

Shtetasi turk ka gjetur vdekjen në vend dhe trupi i tij i pajetë do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, ku edhe do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.

  • foto galeri
  • foto galeri

Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të Komisariatit të Policisë Skrapar dhe DVP-së Berat, që po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje të rëndë aksidentale, që i mori jetën shtetasit turk.

Burimet zyrtare të policisë konfirmojnë se ngjarja ka qenë aksidentale dhe se firma e nxjerrjes së mermerit ishte në pronësi të një shtetasi grek.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts