E zunë poshtë pllakat e mermerit/ Viktima në Durrës ish-student i dhjetorit, deputeti i PD-së: Na le trishtim të madh Arben

e zune poshte pllakat e mermerit viktima ne durres ish student i dhjetorit deputeti i pd se na le trishtim te madh arben
e zune poshte pllakat e mermerit viktima ne durres ish student i dhjetorit deputeti i pd se na le trishtim te madh arben

Arben Kurmeka është 52-vjeçari që humbi jetën tragjikisht paraditen e të enjtes në Durrës, pasi e zunë poshtë pllakat e mermerit të cilat rrëshqitën nga kamioni me të cilin ai punonte.

Deputeti Oerd Bylykbashi nëpërmjet një statusi në Facebook, ka shprehur ngushëllimet lidhur me këtë ngjarje.

“Ben, ike e na le trishtim të madh. Mik i mirë, demokrat i paepur, nuk do të harrohet buzëqeshja jote, angazhimi me zemër e pa u kursyer. I paharruar kujtimi e kontributi yt Arben Kurmeka! U prehsh në paqe”, shkruan Bylykbashi.

Kurmeka ishte një nga studentët e parë të aktivizuar në Lëvizjen Studentore në dhjetor të vitit 1990-të.

Ai u lind në Tropojë, por prej më shumë se dy dekadash e pati ndërtuar jetën familjare në Durrës. Arbeni u diplomua në fakultetin e agronomisë të Universitetit Bujqësor.

Gjithashtu ishte një njeri optimist dhe që e donte jetën, familjen, miqtë dhe shokët si rrallëkush tjetër. Kurmeka ishte një prej qindra idealistëve që firmosën krijimin e Grupimit “Dhjetor ’90”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts