E zuri poshtë ashensori, 58-vjeçari punonte në të zezë në pallatin që po ndërtohej, dje familjarët denoncuan se nuk ishte kthyer në shtëpi

e zuri poshte ashensori 58 vjecari punonte ne te zeze ne pallatin qe po ndertohej dje familjaret denoncuan se nuk ishte kthyer ne shtepi
e zuri poshte ashensori 58 vjecari punonte ne te zeze ne pallatin qe po ndertohej dje familjaret denoncuan se nuk ishte kthyer ne shtepi

Detaje të reja nga vdekja e 58-vjeçarit në Tiranë, pas shkëputjes së një ashensori në një pallat në ndërtim në zonën e ish-fushës së Aviacionit.

Gazetari Igli Çelmeta raportoi për “BalkanWeb” se viktima, i cili banonte në Kamëz ishte punëtor në pallatin që po ndërtohej, por në të zezë dhe i padeklaruar.

[embedded content]

Ditën e djeshme familjarët e tij kishin denoncuar se 58-vjeçari nuk ishte kthyer në banesë.
Ashensori përdorej nga punëtorët për transportin e materialeve, teksa dyshohet se për shkak të një defekti ka rënë nga kati i parë në -1, duke zënë poshtë punëtorin.

Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes, teksa po merr në pyetje dhe punëtorë të pallatit për të zbardhur ngjarjen e rëndë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts