Ecje mbi litar nga kulla Eiffel

20:12 19/09/2021

Sfida e 27-vjeçarit merr vëmendjen e publikut

Ishin të shumtë ata që u ndalën pasditen e së shtunës në qendër të Parisit pasi një person po tentonte të ecte mbi një litar të lidhur me kullën Eiffel dhe ndërtesën e një teatri përballë saj.

Këtë sfidë e kishte marrë përsipër Natan Paulin, një 27-vjeçar që tërhoqi mjaft vëmendje. Litari ishte lidhur 70 metra mbi tokë, por i riu kishte përdorur edhe masa mbrojtëse.

Shfaqja ishte organizuar nga teatri “Shalo”. Vetë 27-vjeçari thotë se në fillim kishte pasur pak vështirësi, por që kishin kaluar shpejt.

“Kur isha i ri, kisha frikë nga lartësitë, por mësova ta mposht atë. Gjatë shfaqjes nuk ndjeva frikë. Nuk e kisha atë problem. Ndjeva njëfarë stresi kur e fillova, por jo marrje mendsh”.

Shfaqja zgjati gati 30 minuta dhe i riu ia doli të përshkojë 600 metrat deri në fund pa probleme duke marrë përshëndetjet dhe duartrokitjet e publikut. Kjo nuk është hera e parë që ai ecën në lartësitë e kryeqytetit francez.

Në vitin 2019 bëri një shëtitje 150 metra mbi nivelin e tokës dhe 510 metra të gjatë mes të dy grataçelave në një lagje të Parisit.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts