“Edhe 3500 lekë në muaj t’i heqin, ky nuk është shtet!”/ Grida Duma në familjen me kushte të mjerueshme: Do ta dyfishojë ndihmën ekonomike

SHPËRNDAJE

Drejtuesja politike e Partisë Demokratike në Kavajë dhe Rrogozhinë, Grida Duma, është ndalur sot te një tjetër familje në Rrakull.

duma

Teksa ka treguar kushtet në të cilat jetonin, kryefamiljari Bashkim Sallaj u shpreh se prej gati një viti i kanë ndërprerë përkrahjen sociale, duke iu thënë se plotësojnë kushtet për ta përfituar atë.

“Ky nuk është edhe 3500 lekë ndihmë ekonomike në muaj ti heqin. Ky nuk është shtet”, është shprehur kryefamiljari. Banorët thanë se jetojnë në kushte të mjerueshme dhe prej vitesh uji hyn brenda.

Duma theksoi se Partia Demokratike pas 25 prillit do ta dyfishojë ndihmën ekonomike, teksa premtoi se do ta vizitojë sërish familjen për të parë ndryshimin.

“Jo vetëm do të merrni ndihmë ekonomike, por do ta dyfishojmë, minimalisht. Për këtë të siguroj unë. Pak a shumë 17 mijë lekë duhet të marrë kryefamiljari, zotëria, dhe ju duhet të merrni nga 15 mijë secili, ti dhe çuni, se kaq pjesëtarë jeni”, tha ish-deputetja e PD.





Te lidhura



Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *