Edhe 40 orë oksigjen, Pentagoni dërgon “Hercules” për të kërkuar për nëndetësen e zhdukur

edhe 40 ore oksigjen pentagoni dergon hercules per te kerkuar per nendetesen e zhdukur

edhe 40 ore oksigjen pentagoni dergon hercules per te kerkuar per nendetesen e zhdukur

22:37 20/06/2023

Një avion “Hercules” do të fluturojë mbi zonën ku mund të ndodhet nëndetësja me turistë e zhdukur prej mëngjesit të së dielës në Oqeanin Atlantik. Lajmi u bë i ditur nga Pentagoni, që saktësoi se avioni do të nisë kërkimet këtë të martë.

Më herët, dy avionë ushtarakë C-130 morën pjesë në operacionet e kërkim shpëtimit, por pa rezultat.

Nëndetësja turistike, e cila bënte ekspedita në rrënojat e Titanikut, që ndodhen rreth 3 800 metra në fund të oqeanit, u zhduk mëngjesin e së dielës, rreth 1 orë e 45 minuta pasi ishte nisur nga brigjet e Kanadasë.

Në bordin e saj ndodheshin 5 persona: Biznesmeni britaniko-pakistanez Shahzada Dawood, djali i tij Suleman, biznesmeni dhe eksploruesi britanik, Hamish Harding, zhytësi i marinës franceze, Paul-Henry Nargeolet, i cili e kishte bërë edhe më herët këtë udhëtim, si dhe vetë CEO i firmës OceanGate, që ka në pronësi nëndetësen, Stockton Rush.

Operacioni masiv nga ajri e deti vijon prej ditës së djeshme.

Nëndetësja turistike ka burime jetësore për të gjithë ekuipazhin deri në 96 orë. Tashmë personave që ndodhen brenda saj u kanë mbetur edhe 40 orë oksigjen. Ndaj dhe kërkimet sa vijnë e bëhen më intensive.

Në një konferencë për shtyp, zyrtarët amerikanë thanë se kërkimet për nëndetësen janë shumë komplekse dhe se ekipet po luftojnë me kohën./tvklan.al

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts