Edhe Austria me dozë të 4 kundër Covid-19

14:00 25/12/2021

Vaksina përforcuese do të ofrohet fillimisht për personelin mjekësor dhe zonat me rrezik të lartë

Pas Izraelit, shteti i dytë që po mendon dhënien e dozës së katër kundër Covid-19 është Austria.

Këtë e ka deklaruar Bordi Kombëtar i Vaksinimit në udhëzimet e reja, duke përmendur rreziqet që vijnë nga varianti Omicron i përhapur me shpejtësi. Fillimisht doza e katërt po mendohet të ofrohet për personelin mjekësor pasi ata janë më të rrezikuarit .

“Në funksion të një valë të afërt Omicron doza e katërt mund të ofrohet në zona me rrezik të lartë”, tha bordi.

Më herët autoritet austriake bënë me dije se do të shtrëngojnë përsëri kufizimet nisur nga 27 Dhjetori në përpjekje për të frenuar përhapjen e variantit Omicron.

Në nëntor, qeveria njoftoi një bllokim të katërt kombëtar dhe tha se do t’i bënte vaksinimet të detyrueshme për të gjithë austriakët nisur nga 1 Shkurti, vendi i parë i Bashkimit Evropian që e bën këtë.

Izolimi tre-javor uli infektimet ditore me COVID-19  po tanimë  vendi po përgatitet për një rritje tjetër pasi janë konfirmuar qindra raste me Omicron.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *