Edhe Galiani e mendon si Baloteli: Është si Mesi e Ronaldo. Futbolli ka humbur një talent të jashtëzakonshëm






Deklarata e Mario Balotelit se kishte talent njëlloj si Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo, ka çuditur shumëkënd. Por një person që e njeh mirë Balotelin dhe yjet e mëdhenj të futbollit botëror, Adriano Galiani, është i të njëjtit mendim me sulmuesin italian.

baloteli

Duke folur për “Sky Sport”, ish-administratori i Milanit ka komentuar fjalët e Balotelit dhe ka bërë të qartë se për të kishte qenë një talent i shkuar dëm, pasi kishte potencial të pabesueshëm për të qenë ndër më të mirët.

“Marion e kam takuar në Breshia pas një ndeshje të Monzës në këtë sezon. I kam thënë se dyert e Monzës për të janë gjithmonë të hapura. Kam një dashuri të madhe për të, por një lojtar i klasit e teknikës së tij, duhej të bënte më shumë.

Kur e sheh teknikisht, është një lojtar në nivelet e Mesit dhe Ronaldos. Duhej të ishte vazhdimisht në skuadrat kryesore europiane, futbolli ka humbur një talent të jashtëzakonshëm. Mëkat. E ka treguar, do të kishte luajtur 20 vite titullar te Interi”, tha Galiani për sulmuesin italian i cili tani luan në Turqi me Adan Demirspor.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.