
23:30 26/10/2022
Papa Françesku ka paralajmëruar priftërinjtë dhe murgeshat për rreziqet që i sjell shikimi i pornografisë në internet, duke thënë se ky ves “e dobëson zemrën besimtare”.
Papa Françesku, tashmë 86-vjeç, po i përgjigjej një pyetjeje se si mediat digjitale dhe sociale duhet të përdoren më së miri, në një seancë në Vatikan, kur foli edhe për vesin e të parit filma apo video pornografike.
Pornografia, tha ai, është “një ves që e kanë kaq shumë njerëz… madje edhe priftërinjtë dhe murgeshat“.
Sipas BBC, Papa u është drejtuar priftërinjve dhe seminaristëve duke u thënë se: “Prej andej hyn djalli!”
Sa i përket mënyrës se si duhet përdorur rrjetet sociale dhe botën digjitale, ai tha se ato duhet të përdoren, por u se nuk duhet humbur shumë kohë në to.
“Zemra e pastër, ajo që i lutet Jezusit çdo ditë, nuk duhet ta marrë këtë informacion pornografik,” tha ai.
Ai e këshilloi grupin e seminaristëve që të mos shikojnë porno dhe se e mira është ta fshinë atë nga telefoni, në mënyrë që të mos tundohen.
“Fshijeni nga telefoni, kështu nuk do e keni tundimin në dorën tuaj”, tha ai.
Mësimet e kishës e cilësojnë pornografinë si një ofendim kundrejt dëlirësisë./tvklan.al