Edhe në xhunglën e Afrikës ka dashuri, shoqëria e rinocerontit “Daisy” dhe zebrës “Modjadji” mahnit rrjetin (VIDEO)

Një rinoceront dhe një zebër e vogël kanë krijuar një miqësi të pamenduar më parë pasi u shpëtuan si jetimë në natyrën e egër të Afrikës. Shoqëria e dy kafshëve ka pushtuar rrjetin, pasi fotot e adhurueshme të rinocerontit 7 muajsh Daisy dhe zebrës Modjadji, të cilët u shpëtuan të dy nga një strehë e kafshëve jetime në Afrikën e Jugut janë klikuar masivisht.

“Daisy” dhe “Modjadji”, emri i kombinuar i të cilëve do të thotë ‘mbretëresha e shiut’, të dy ruhen dhe në Rezervatin Natyror Barberton, me agjencinë që ka shpërndarë rregullisht foto dhe video të miqësisë së çiftit në faqen e tyre në Instagram.

Miqtë e pandarë shpesh janë fotografuar duke u përqafuar me njëri-tjetrin gjatë periudhës së tyre të gjatë në ICU, ndërsa videot i tregojnë ata duke ndarë shëtitjet dhe darkën së bashku.

Dashuria dhe përkëdheljet e Modjadji janë përshkruar si ‘shpëtuese’ për Daisy-n e vogël, e cila mbërriti në qendrën strehimore në gjendje shumë të rëndë.

“Kjo zebër e vogël jetime ka qenë një shpëtimtare, gjithmonë aty për mikun e saj rinoceront. Modjadji është ende një fëmijë vetë. Pak më shumë se tetë javëshe, ajo po pi qumësht çdo tre orë gjatë gjithë kohës. I gjetur i vetëm dhe në kufijtë e mbijetesës pas shirave të dendur dhe stuhive, Modjadji u soll në ICU. E komprometuar jashtëzakonisht dhe me një anemi të rëndë, asaj ju krye një transfuzion gjaku nga një zebër tjetër që i shpëtoi jetën. Tani shumë më i fortë, Modjadji vëzhgon jetimin tonë më të vogël rinoceront dhe ne e duam shumë atë!”, thuhet në një postim vlerësimi për Modjaji në janar.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.