“Edhe një të mbetet i dyti do jem unë”, Berisha: Po krijohet grupi për të mbajtur Kuvendin e ardhshëm në Partinë Demokratike! Çdo propozim do të përfillet






Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot gjatë një takimi me demokratët e Tepelenës se shumë shpejt do të krijohet grupi për mbajtjen e Kuvendit të Ardhshëm të demokratëve.

Capture

Berisha u shpreh se kushdo që ka dëshirë të bëhet ndryshime në statut do të përfillet dhe në fund të votimit do i përmbahemi parimit se edhe vetëm një po të ngelë i dyti do të jetë ai.

“Statuti i kishte të shkruara qartë. Nuk lejonte që anëtarët e kryesisë të jenë të pavotuar. Ata votohen me votë të fshehtë. Një eksperiencë që nuk e harroj kurrë. Në vitin 1997 ne u bëmë copë. Baza mbeti me shumë funksionarë. E bëmë kuvendin te teatri i Operas.

Mediat ishin të ndikuara nga qeveria. Kutitë i vumë te skena. U votua dhe filluam numërimin duke nxjerrë votat para kamerave. Ata që donin me pa votat e tyre rrinin në plate. Ka vazhduar numërimi nga ora 6 e darkës deri të nesërmen.

Askush nuk kundërshtoi asnjë votë. Mediat mbeten pa frymë. Asnjë koment negativ. Shumë shpejt do krijohet grupi për Kuvendin e ardhshëm. Kushdo që ka dëshirë të bëhen në statut ndryshime që ai po mendon që janë më të dobishme do të përfillet. Por kur të votohet, do i përmbahemi parimit edhe njëri po mbeti i dyti do jem unë. Kemi një hapësirë të madhe në këtë aspekt. Uroj që jo vetëm tre apo katër persona”, tha Berisha.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *