Edhe pse në arrati, shefi i grupit mercenar rus Wagner regjistron firmë në Bjellorusi

edhe pse ne arrati shefi i grupit mercenar rus wagner regjistron firme ne bjellorusi

Shefi i grupit mercenar rus Wagner, Yevgeny Prigozhin, ka regjistruar një firmë “për menaxhim patundshmërish” në Bjellorusi, pas rebelimit të ndërprerë kundër udhëheqjes ushtarake të Rusisë, muajin e kaluar.

Firma “Concord Management and Consulting” është regjistruar si kompani me përgjegjësi të kufizuara, në fshatin Tsel, ka raportuar portali i lajmeve, Reform.by.

Në regjistrin e bizneseve në Bjellorusi, kompania ruse me të njëjtin emër – shef i së cilës, sipas dokumenteve, është Prigozhin – figuron si pronare e 100 për qind të aksioneve në firmën e regjistruar në Tsel.

Kompania “Concord Management and Consulting” është regjistruar në Rusi në vitin 2003, dhe numëron zyrtarisht 31 punëtorë.

Në qershor, Kremlini ka thënë se ka arritur marrëveshje me Prigozhinin për t’i dhënë fund rebelimit të tij, duke thënë se udhëheqësi i mercenarëve do të shkojë në Bjellorusi, sikurse edhe forcat e tij, ndërsa akuzat ndaj tij do të hidhen poshtë.

Vendndodhja e Prigozhinit tani është e panjohur.

Tsel, ish-garnizon për pjesëtarët e brigadës bjelloruse të raketave, është vendi ku ka nisur të paraqitet një kamp në qershor./REL

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts