Edhe pse nuk e fitoi mandatin e deputetit, Luan Rama rikthehet në Vlorë dhe falenderon shtabet e LSI-së që punuan në fushatë



Zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama që ishte edhe drejtuesi politik i kësaj partie në qarkun e Vlorës, është rikthyer sërish në qytetin bregdetar.

183319322_899729463928826_9008240638009078467_n

Edhe edhe pse nuk e fitoi mandatin e deputetit, Luan Rama ka mbledhur drejtuesit e strukturave elektorale te LSI-së dhe i ka falenderuar ata.

“Jam këtu,  u shpreh ai, për t’ju shprehur mirënjohjen dhe respektin të gjithë koordinatorëve të LSI-së dhe shtabeve elektorale të saj që punuan me shumë pasion dhe përkushtim.

Në fjalën që mbajti para tyre, Luan Rama theksoi se duhet t’i japim vetes kohë të çlirohemi nga emocioni që është ende dominant, dhe duke krijuar një farë distance emocionale por edhe në kohë nga zgjedhjet, do të vërejmë që tek te gjithë ka vend për reflektim dhe për të parë më së pari difektet në punën e secilit prej nesh.

Reagimi i plotë:

Përsëri në Vlorë

MIRËNJOHJE PËR ANGAZHIMIN DHE PUNËN ME PËRKUSHTIM

Përsëri në Vlorë, për të falenderuar me gjithë zemër dhe për t’ju shprehur mirënjohjen dhe respektin të gjithë koordinatorëve të LSI-së dhe shtabeve elektorale të saj që punuan me shumë pasion dhe përkushtim.

Pavarësisht rezultatit që nuk shpërbleu punën e bërë përballë makinerisë kriminale të pushtetit, ekipet e LSI-së të mbushura me djem dhe vajza të mrekullueshëm, ia dolën të fitojnë respektin dhe mirënjohjen e qytetarëve, çka është një motiv më shumë për të qenë të bashkuar dhe për t’u bërë zëdhënës dhe mbrojtës të interesit qytetar.

I detyruar përulësisht ndaj të gjithë veprimtarëve të LSI-së dhe qytetarëve të Vlorës, Sarandës, Himarës, Selenicës, Delvinës, Finiqit dhe Ksamilit, unë nuk do të resht së foluri për problemet e tyre, për të përligjur respektin dhe mbështetjen e me zemër që më dhanë.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *