Edhe Tajlanda pezullon përdorimin e vaksinës AstraZeneca

08:20 12/03/2021

Tajlanda e shtyu shpërndarjen e vaksinës AstraZeneca kundër koronavirusit, për shkak të raporteve se shkakton mpiksje të gjakut, ndonëse nuk ka prova për këtë.

Kryeministri i këtij vendi, Prayut Chan-o-cha, planifikoi të nisë përdorimin e kësaj vaksine sot, por kjo u anulua.

Edhe pse cilësia e AstraZenecas është e mirë, disa vende kanë kërkuar shtyrjen”, tha një këshilltar i Qeverisë tajlandeze.

Disa vende në Evropë, përfshirë Danimarkën dhe Norvegjinë, e pezulluan po ashtu përdorimin e AstraZeneca-s.

Rreth 5 milionë evropianë e kanë marrë atë. Nga kjo shifër, rreth 30 raste kanë raportuar mpiksje të gjakut.

Agjencia Evropiane e Barnave ka thënë këtë javë se nuk ka indikacione që tregojnë se vaksina shkakton mpiksje të gjakut.

Sipas kësaj agjencie, “përfitimet nga vaksina vazhdojnë t’i tejkalojnë rreziqet e saj”. AstraZeneca ka thënë se siguria e ilaçit është studiuar gjerësisht gjatë provave klinike. /REL









Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *