“Edhe Tropoja ngeli me u bo”/ Rama publikon pamjet e fluturimit nga Rinasi në Kukës! Ja batutat me emigrantët



Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e fluturimit nga aeroporti i Rinasit drejt Kukësit. Në video, kreu i qeverisë bashkëbisedon me emigrantët, ku nuk kanë munguar edhe batutat mes tyre.

Edi Rama: Këtë do ta nxjerrim të parën për komb të mbar, ti do dalësh për komb të mbarë, si e ke emrin, whats your name. Ti je një yll je, a star. Doni me bo foto tashi? Patjetër.

Emigranti: 10 minuta nga aeroporti e kam shtëpinë

Edi Rama:E ke shtëpinë nga aeroporti? Epo mirë, më ke sharë shumë në FB? S’ka lezet tashi. Blu pra blu, në rregull je.

Emigranti: Puna e mirë nuk shahet.

Edi Rama: Edhe para se e me e bo.

Edi Rama: Ku je ti, si e ke emrin? Sa vjeç je? Six, good.

Edhe Tropoja ngeli më e bo. Se kur vutë atë tuajin nuk e bëtë dot.

Emigranti: Ta bëjmë një foto?

Edi Rama: Patjetër.

Edi Rama: Ky është Edi Rama i PD-së? Tani shiko këtu. Aq shumë e ka mësuar telefonin për të më sharë mua, sa nuk i punon telefoni. Ti Edi Rama i PD me grusht, unë i PS me dy gishta!

Emigranti: Nga Londra vetëm për me ta dhanë votën ty.

Edi Rama: O zot! Dy gishta vëri këtu në kokë. Më shkatërrove

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *