Edhe Turqia në zgjedhje, sot vendoset e ardhmja e Erdoganit

13:40 14/05/2023

Turqit u dyndën që orët e para drejt qendrave të votimit në të gjithë vendin, teksa më shumë se 64 milionë banorë me të drejtë vote janë thirrur për të votuar në zgjedhjet e dyfishta, presidenciale dhe parlamentare.

Konsiderohen si më të rëndësishmet e dekadave të fundit, pasi ato janë vendimtare për vazhdimësinë apo fundin e dominimit 20-vjeçar të Rexhep Taip Erdoanit në krye të vendit. Shumica e sondazheve paralajmërojnë fitoren e rivalit republikan Kemal Kiliçdarollu. 74-vjeçari, kandidat i koalicionit të madh opozitar “Aleanca Kombëtare“ me 6 parti, duket se ka tërhequr vëmendjen e zgjedhësve me premtimet e tij, për rikthimin tek politikat tradicionale ekonomike, ndryshe nga parimet e ruajtjes së niveleve të ulëta të interesit që kanë shkaktuar nivele të larta inflacioni, deri në 85% vitin e kaluar.

Kiliçdarollu ka premtuar edhe rikthimin tek sisemi i vjetër qeverisës, me një president me më pak kompetenca dhe një kryeministër me më shumë fuqi vendimmarrëse. Mbështetjen, Kiliçdarollusë ia rriti edhe kaosi që shkaktuan tërmetet e 6 Shkurtit, me gati 60 mijë viktima, që krijuan perceptimin se qeveria turke dështoi në mirëmenaxhimin e situatën.

Megjithatë, Erdoan është shprehur i bindur për rizgjedhjen si president, por tha se do të pranojë çfarëdolloj rezultati.

Tv Klan

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts