“Edhe unë mund të pretendoj se jam princi i Uellsit”- Flamur Noka pyetet nëse firmos Gazment Bardhi për rrogat në PD: Ramës i intereson të mbajë peng vulën












Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka ka folur mbrëmjen e sotme për situatën e krijuar në selinë blu e cila tashmë prej më shumë se një viti vijon të jetë e ndarë në dy kampe.

noka bardjhi

Ndalur tek zgjedhjet lokale, Noka mohoi të ketë pasur një kërkesë për bashkëpunim nga pjesa tjetër e demokratëve por theksoi se dora është e shtrirë për këdo që është kundër qeverisë së Edi Ramës.

“Procesi nuk ka nisur dhe nuk flitet për përjashtim. Partia Demokratike është e hapur. Jo vetëm në këtë proces, por e hapur vazhdimisht që nga dita që në krye të saj është zgjedhur Sali Berisha. Jeni dëshmitarë të thirrjeve të vazhdueshme që kemi bërë që nga data 7 mars e vitit te kaluar. Thirrjet kanë qenë të bashkohemi. Dera ka qenë dhe vazhdon të jetë e hapur. Dora ka qenë e  shtrirë dhe do të vazhdojë të jetë për çdo demokrat dhe deputet që ka si qëllim luftën me regjimin.

A ka pasur negociata? Nuk ka çfarë negociatash mund të thuhet. Ne kemi thënë kushdo të kandidojë mjafton të jetë kundër këtij regjimi. Zoti bardhi nuk ka kërkuar për asgjë. Ajo që mund tu them nuk ka nevojë të kërkojë askush dera është e hapur. Ne primaret nuk i zhvillojmë vetëm për atë që duan Flamur Nokën. Çdo deputet në rast se ka një ide është i mirëpritur”, tha ai.

Ai u pyet nga gazetarët në studion e ABC nëse Gazment Bardhi i cili mbante postin e sekretarit të Përgjithshëm të PD, para se çështja të përfundonte në gjykatë, firmos për rrogat e demokratëve. Noka zgjodhi të japë këtë përgjigje:

“Unë mund të pretendoj sot them të them jam princi i Uellsit. Po kush jam unë? A më njeh Uellsi për princ. Demokratët kë njohin? Ju do më kërkoni llogari mua pse Rama ka marrë peng vulën dhe logon e  vjetër të PD. Unë ju jap përgjigje. Ramës i intereson të mbajë peng vulën, t’i fryjë zjarrit. Përgjigjen më mirë mund t’ia japin demokratët”.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *