Edi Rama jep lajmin e mirë: Mbi 11 mijë vaksina Pfizer mbërriten në Shqipëri






Kryeministri Edi Rama të hënën ka shpërndarë lajmin e mirë se mbi 11 mijë vaksina Pfizer kanë mbërritur në Shqipëri. 

edi rama

Lajmi u konfirmua nga vetë kryeministri në rrjetin social Facebook, duke theksuar se numri i vaksinave të ardhura në vendin tonë ka kaluar shifrën e 911 mijë vaksinave të mbërritura deri më tani, për të vijuar më tej pa u ndalur me programin kombëtar të vaksinimit.

Kryeministri Rama postim në Facebook:

Aeroporti “Nënë Tereza” – Edhe 11,700 vaksina Pfizer sapo kanë mbërritur në Shqipëri, duke kaluar mbi 911 mijë sasinë e vaksinave të mbërritura deri tani, për të vijuar pa u ndalur me programin kombëtar të vaksinimit.

vaksinime

Më herët, kryeministri Rama tregoi se numri i personave të vaksinuar deri tani ka shkuar në 800 mijë persona. Shifra u publikua nga kreu i qeverisë në Facebook, ndërkohë që procesi vazhdon në gjithë Shqipërinë.

Ashtu sic është deklaruar edhe më parë, qeveria ka vendosur si synim që brenda muajit qershor të vaksinohen 1 milionë qytetarë.

Sot Ministria e Shëndetësisë njoftoi se nga 2103 testime kane rezultuar pozitive pese persona, ndersa nje pacient humbi jeten.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *