Edi Rama mbledh ambasadorët dhe disa ministra për darkë. I bashkohet edhe Yuri Kim! Çfarë po ndodh në Elbasan?! Shikoni pamjet









Kryeministri Edi Rama dhe disa ministra të kabinetit të tij qeveritar janë takuar mbrëmjen e sotme në një darkë në qytetin e Elbasanit. Lajmi konfirmohet nga burime për “Panorama.al”, ku bëjnë të ditur se i pranishëm është i gjithë trupi diplomatik shqiptar, përfshi edhe ambasadoren amerikane Yuri Kim.

Darka është private dhe zhvillohet me rastin e festave të fundvitit.

Nuk dihet ende fokusi i bisedës, por mendohet se mund te jene edhe zhvillimet e fundit politike dhe arrestimi i ish-ministrit Lefter Koka.

Një ditë më parë ambasadorja Yuri Kim, së bashku me disa diplomatë të BE u takuan me kryedemokratin Lulzim Basha në selinë blu lidhur me situatën e krijuar në PD pas ndarjes në dy kampe.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.