Edi Rama në Athinë, Fredi Beleri mesazh nga burgu: Dëshiron të provokojë Greqinë, por nuk do t’ia dalë

edi rama ne athine fredi beleri mesazh nga burgu deshiron te provokoje greqine por nuk do tia dale































Ndërkohë që Rama ndodhet në Athinë në takimin me emigrantët, Fredi Beleri me anë të një mesazhi nga burgu e konsideron këtë “si një provokim”, por që siç shprehet “nuk do t’ia dalë”.

rama beleri

“Zgjedhja e ditës së sotme për vizitën e kryeministrit shqiptar në Athinë nuk është e rastësishme”, thotë Fredi Beleri.

Beleri, i cili është edhe kandidat për eurodeputet i Partisë Demokracia e Re në Greqi dhe kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës thotë se sot bëhet pikërisht një vit nga arrestimi i tij.

Sipas tij, Rama zgjodhi këtë ditë pasi e ka shqetësuar nominimi i tij.

“Ai dëshiron të provokojë Greqinë, të bëjë një shfaqje force brenda Shqipërisë dhe të ulë moralin e grekëve në rajon. Ai nuk do t’ia dalë. Askush nuk mund të luajë me krenarinë dhe dinjitetin e helenizmit”, përfundon mesazhi i Fredi Beleri.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts