“Edi Rama trembet kur shikon këto shfaqje”-Kryeministri i përgjigjet PD-së: Uragani i Ndoc Rrokut! Ja cila është frika ime nga grumbullimet



Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Fieri se e vetmja arsye që frikësohet kur  sheh grumbullimet e PD-së para zgjedhjeve është shëndeti i njerëzve dhe jo ngaqë i trembet “uraganit të fitores”, sikurse pretendon sipas tij selia blu. 

rama 111

Kreu i qeverisë ironizoi edhe njëherë Bashën, Metën, Berishën dhe Kryemadhin, duke u shprehur se “i ati i Gjinos nuk do ta marrë Marigonë”, që sipas tij është Shqipëria.

Bëjnë deklarata, Edi Rama ka frikë kur shikon këto shfaqje, se ka një uragan fitoreje. Uragani i Ndoc Rrokut! Unë vërtetë kam frikë këto grumbullime, por kam frikë për shëndetin e njerëzve. Frikë tjetër nuk kam unë. Ajo që po vjen në 25 prill është shumë e qartë, ne jemi shumica dhe do të jemi shumica“, tha Rama.

“Ata thonë që para 8 vjetësh ndodhi një aksident, fitoi PS dhe Edi Rama. Sipas tyre populli bëri një gafë të madhe. Kjo tregon që ata nuk kanë nxjerrë mësime, por duan të kthehen për të na kthyer të gjithëve atje në momentin kur ndodhi aksidenti. Nuk është e rastit që atje vazhdon të mbretërojë Saliu.

Ai aty do të jetë derisa të ketë ymër në atë parti. Luli më thotë pse merresh me mua. Por me kë të merrem. Luli aty është thjesht kukull. Ai është vënë përpara thjesht për idenë që kemi një dhëndër të ri. Ai trimi që gjuan me gurë atje dihet se Është Ilir. Ashtu siç dihet shumë mirë pse i ati i Gjinos kërkon Marigonë. Por Marigoja është Shqipëria. Asgjë nuk ka për t’u bërë më plaçkë. Shqipëria sot ka hyrë në fazë të re”,vijoi kreu i qeverisë.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *