Edi Rama zbulon pse ka refuzuar central me qymyr për të ruajtur klimën në botë, kërkon para si kompensim








BESARTA BASHA/ Nga Skocia, pjesë e Samitit të liderëve botërorë për Ndryshimet Klimatike, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u kërkoi hapur vendeve të pasura të mbështesin financiarisht Shqipërinë në përballimin e krizës energjetike.

glasgou

I bindur se një vend i vogël si Shqipëria nuk ndot, çka rrjedhimisht nuk përkeqëson klimën në botë, kreu i qeverisë shqiptare kërkoi që “haraçin” për ndryshimet klimatike ta paguajnë shtetet më të fuqishme, siç i cilësoi edhe ndotësit më të mëdhenj. “Zakonisht, ne dëgjojmë dhe mbajmë shënim. Kështu bëra, por ende nuk kam marrë përgjigje për pyetjen me të cilën kam ardhur këtu. Ndoshta nuk i ka shkuar kujt në mend, kështu që po e them qartë: ‘Si mendojnë të na ndihmojnë ndotësit e mëdhenj neve, që jemi jondotës? Prodhimi ynë i energjisë mbështetet te burimet e ripërtërishme, 100 për qind hidrike, zero për qind karburante fosile.

E nuk japim vetëm premtime se do të përballemi me sfidën e përbashkët të angazhimeve të ndërmarra dhe objektivave të vendosura. Ne e bëjmë këtë. Por ne nuk jemi të vetëmjaftueshëm, kështu që na duhet të importojmë energji dhe, për pasojë, importojmë ndotje”, deklaroi Rama në samitin për klimën, duke shtruar pyetjen: “Për sa kohë do të na duhet të vazhdojmë të bëjmë të vetëm gjënë e duhur? Për sa kohë do të na duhet të jemi të parët që paguajnë çmimin për kontributin tuaj në ndryshimin e klimës dhe, më tej, për mosndreqjen e pasojave të saj nga ana juaj?”.

“JO BORXH, FINANCIM”

Pasi i parashtroi të gjitha argumentet se Shqipëria, midis refuzimit të ofertave fitimprurëse për termocentrale me qymyr dhe krizës energjetike nga ana tjetër që kërkon më shumë fonde në dispozicion, Rama e bëri të qartë se ndotësit më të mëdhenj nuk mund të marrin racionet më të mëdha të parave për të ndihmuar globin të përballet me atë që kanë shkaktuar vetë. Por, sipas kreut të qeverisë shqiptare, ndihma duhet të alokohet direkt. Jo në formën e borxheve, por granteve që garantojnë zhvillim. Presim nëse tregjet lëvizin me shpejtësi në drejtimin e duhur.

“Shpresoj që do t’i mbani premtimet për financim, për të mbështetur vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme; duke nisur nga modele të energjisë së pastër, siç është Shqipëria. Ky financim nuk duhet të vijë në formën e huave që i zënë vendet tona në grackën e ciklit të borxhit, por përmes granteve që na fuqizojnë të investojmë. Dhe shpresoj që mbështetja nuk do të vazhdojë të nënkuptojë studime e strategji pa fund, ndikimi i të cilave është shumë herë më i ulët sesa kostoja që duhet për të paguar njerëzit nga vendet e pasura që i hartojnë ato”, nënvizoi Rama duke shtuar se vendi që përfaqëson është i kushtëzuar nga nismat e “të mëdhenjve”, e madje edhe duke paguar çmim të lartë për fitimin e ndotësve.

TAKIMET

Vizitën e tij në Skoci në kuadër të samitit të klimës, Rama e ka shfrytëzuar edhe për të zhvilluar takime me përfaqësuesit e lartë botërorë. Në fotoalbumin e postuar në rrjetet sociale, e shohim Kryeministrin së bashku me ministren e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro, duke folur me ish-Kryeministren e Britanisë së madhe, Theresa May. Po ashtu, mësohet të ketë zhvilluar një takim kokë më kokë edhe e Kryeministrin kanadez, Justin Turdeau. Nuk kanë munguar fotot me zyrtarë të tjerë, përfshirë atë të vendit organizues, homologun britanik Boris Johnson.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *