Edita Tahiri kundër deklaratës së Ramës: Ndërhyri dhe bëri gabim historik kur tentoi të ndryshonte kufijtë e Kosovës

Ish-ministrja për Dialogun, Edita Tahiri, ka reaguar në lidhje me deklaratën e kryeministrit Edi Rama sa i takon dialogut Kosovë-Serbi.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Tahiri thekson se është mirë që Rama mos të përmend këtë çështje me një kontekst ndërmjetësimi, pasi sipas saj kryeministri shqiptar njëherë bëri gabim historik duke tentuar të ndryshojë kufijtë e Kosovës.

“Degjova se Edi Rama e paska permend dialogun Kosove-Serbi ne nje kontekst ndermjetesimi. Eshte mire qe kurr mos ta permend ma sepse njehere kur nderhyri beri gabim historik duke tentuar qe ti ndryshoj kufijte e Kosoves ne favor te Serbise e skenareve serbomedha te Vuciqit e Millosheviqit!”, shkuan Tahiri.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *