Edita Tahiri: Shkëlqimi kombëtar i Berishës i paprekshëm, mbetet lider historik

Ish-kryenegociatorja në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri iu është bashkuar reagimeve në lidhje me vendimin e DASH për të shpallur non grata ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjarët e tij.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale Tahiri i del në mbrojtje Berishës, ndërsa thekson se shkëlqimi i tij kombëtar është i paprekshëm dhe se ai mbetet lider historik.

“Ai mbetet një lider historik i kombit shqiptar sepse vuri kombin mbi të gjitha. Udhëhoqi me vizion dhe vendosmëri drejt Shqipërisë demokratike dhe euro-atlantike dhe aleancës strategjike me Amerikën, duke bërë kthesën historike nga komunizmi në demokraci. Por mbi të gjitha Sali Berisha mbrojti dhe avancoi interesat kombëtare duke i dhënë mbështetje gjysmës tjetër të kombit të mbetur padrejtësisht nën dominimet e huaja.

Njohja e hershme e pavarësisë së Kosovës dhe mbështetja e vazhdueshme për luftën tonë për liri e pavarësi ka qenë një shtyllë e fortë për neve udhëheqësit e pavarësisë së Kosovës. Askush nuk mund të cenoj atdhetarinë e Sali Berishës. Nuk ka lider pa gabime, por liderët që shkruajnë historinë e kombit mbeten në faqen ndritshme të historisë”, -thuhet në reagimin e saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *